string(112) "gucati-per-viziten-e-trendafiloves-ne-kosove-per-te-mire-nuk-ka-ardh-duhet-me-i-raportu-institucioneve-te-kosove"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 17:38

Gucati për vizitën e Trëndafilovës në Kosovë: Për të mirë nuk ka ardh, duhet me i raportu institucioneve të Kosovë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 17:38

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati i ftuar në emisionin T7 e ka quajtur si “të suksesshëm” aksionin e tyre për të mos e lejuar kryetaren e Speciales, Ekatarina Trëndafilovës që të mbaj konferencë për media në Kosovë.

“Trëndafilova duhet me i raportu institucioneve të Kosovës. Sot për herë të parë ndodhi që kjo shkoi për takim tek Avokati i Popullit, ai ( Naim Qelaj ) kur na ka vizitu në Hagë, ka ardhur në cilësi të personit fizik, e jo si Avokat i Popullit. Për të mirë nuk ka ardh kjo, ka ardhur që ta provokoi situatën në Kosovë, e zgjodhi qëllimisht 13 majin, që është dita e thememilit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë ( UDB-së ) që ta vizitoj Kosovën”, është shprehur Gucati.