string(87) "gucati-per-trendafilovan-vizitat-e-saj-jane-provokative-seshte-e-mireseardhur-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 17:37

Gucati për Trendafilovan: Vizitat e saj janë provokative, s’është e mirëseardhur në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 17:37

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur për vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova në Kosovë, duke thënë se e njëjta ka ardhur në Kosovë që ‘‘ta provokojë situatën’’, shkruan Gazeta Express.

Gucati ka thënë se jo vetëm kjo vizitë, por sipas tij, gjithmonë vizita e Trendafilovas është propokative në Kosovë.

‘‘Për ne na u ka dok si fymje. Fort jam i bindur që se kjo ardh ta provokojë situatën në Kosovë, edhe gjithmonë vizita e saj është provokative në Kosovë. Sidomos për një pjesëtarë të UÇK-së’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se Trendafilova s’është e ‘‘mirëseardhur në Kosovë’’.

‘‘Me sa e di ne kemi kërku, kanë kërku edhe shokët e mi ma herët, s’ka dashtë. Ne kemi dal me kundërshtu, ne kemi dal një reagim me bë edhe një konferencë për shtyp. Sot s’ka pas protestë, ka pasur reagim. Ne i treguam Trendafilovas që nuk është e mirëseardhur në Kosovë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress