Gucati: Mesazhi i protestës sonë është i qartë, do të dëgjohet edhe në Hagë - Gazeta Express
string(73) "gucati-mesazhi-i-protestes-sone-eshte-i-qarte-do-te-degjohet-edhe-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 13:12

Gucati: Mesazhi i protestës sonë është i qartë, do të dëgjohet edhe në Hagë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 13:12

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e thirrur sot kundër, siç thotë ai, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gucati tha se kjo protestë është një rikthim i frymës së bashkimit të viteve të ’90-ta, transmeton Klankosova.

“Sot do të jemi të bashkuar. Sot besoj se qytetarët e Kosovës do të bashkohen sikur atëherë, në vitet e ’90-ta. Mesazhi ynë është i qartë dhe besoj se do të dëgjohet jo vetëm nga Gjykata Speciale, por në mbarë botën demokratike, se kjo gjykatë është e padrejtë dhe e njëanshme”,  theksoi ai.