Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh - Gazeta Express
string(63) "gucati-kurti-hashimin-e-kadrine-i-ka-fobi-edhe-ne-enderr-i-sheh"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 15:28

Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 15:28

Hysni Gucati nga OVL-UÇK ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ky i fundit aludoi për rolin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke dhënë instruksione politike në dëm të shtetit të Kosovës.

Gucati e në emisionin “Kosova Live” e cilësoi deklaratën si një nga më të poshtrat të dhëna ndonjëherë nga një kryeministër në detyrë dhe theksoi se ajo nuk i ka hije një udhëheqësi shteti, sidomos në një moment kaq të ndjeshëm kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

“Në vend se t’u qëndrojë pranë në këto momente të vështira, ai po i godet. Nuk kam asgjë personale me Kurti , por ka frikë nga ata, i tutet konkurrencës. I ka fobi ata njerëz, edhe në andërr i sheh,” u shpreh Gucati.