Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha në Hagë se Gjykata Speciale po përpiqet ta shtrembërojë historinë e UÇK-së.
Ai tha se “bota demokratike nuk duhet t’i mbyllë sytë karshi padrejtësive kaq të mëdha”, ndërsa foli para pjesëmarrësve në protestën e sotme.
“U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të mos ndëshkohet Kosova për lirinë e saj. Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Këtu jemi për të thënë se nuk do të lejojmë të nëpërkëmbët sakrifica e Kosovës”, tha ai.
Gucati tha se drejtësia po u mohohet ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen.