Gucati e Haradinaj me akuza për ZPS-në, kërkojnë lirimin - Gazeta Express
string(55) "gucati-e-haradinaj-me-akuza-per-zps-ne-kerkojne-lirimin"

Gazeta Express

02/12/2022 21:05

Gucati e Haradinaj me akuza për ZPS-në, kërkojnë lirimin

Gazeta Express

02/12/2022 21:05

Gazetar: Genc Godanci

Dallimi nga një ditë më parë, është se po merr pjesë fizikisht në gjykatore.

Lexo Edhe:

Por e njëjtë është kërkesa që Hysni Gucati e parashtroi para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sikurse avokati i tij, ky pretendon se nuk ka aspak faj për rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale.

Gjatë deklarimit të tij pranë trupit gjykues, akuzoi prokurorinë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Bashkë me të, në sallë të premten ishte edhe i dënuari tjetër Nasim Haradinaj që e vlerësoi gjykimin ndaj tij si të porositur.

Në fund të seancës, kryetarja e Panelit të Apelit ka thënë se vendimi do të merret brenda periudhës ligjore të lejuar.