Guardiola: Si mund të qëndrosh indiferent ndaj luftërave dhe asaj që po ndodhë në SHBA? - Gazeta Express
string(85) "guardiola-si-mund-te-qendrosh-indiferent-ndaj-lufterave-dhe-asaj-qe-po-ndodhe-ne-shba"

Futboll

Gazeta Express

04/02/2026 14:10

Guardiola: Si mund të qëndrosh indiferent ndaj luftërave dhe asaj që po ndodhë në SHBA?

Futboll

Gazeta Express

04/02/2026 14:10

Në prag të gjysmëfinales së Kupës së Ligës ndaj Newcastle United, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, zgjodhi që konferencën për shtyp të mos e kufizonte vetëm te futbolli, por të fliste me një ton emocional për çështje shumë më të mëdha — luftërat dhe vuajtjet e pafajshme në botë.

Guardiola i ka përmendur konfliktet në Ukrainë, Gaza dhe Sudan, duke e theksuar dhimbjen e tij për civilët e pafajshëm që vuajnë nga luftërat pa fund, shkruan “Gazeta Express”.

Por fjalimi i tij shkon edhe më tej — ai nuk ngurroi të kritikojë edhe situatat e dhunës dhe padrejtësisë që ndodhën jashtë zonave të luftës, përfshirë ngjarjet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e kritikuar administratën e presidentit Donald Trump.

“Si mund të jesh indiferent ndaj luftërave dhe asaj që po ndodh në botë?”

“Çfarë po ndodh në Ukrainë, Gaza dhe Sudan është e tmerrshme. Janë njerëz të pafajshëm që po vuajnë.”

“Shikoni çfarë ndodhi në Shtetet e Bashkuara: Renée Good dhe Alex Pretti u vranë. Të vrasësh njerëz të pafajshëm… kjo më dhemb shumë.”

“Mijëra njerëz të pafajshëm po vriten dhe ne shpesh sillemi sikur kjo është normale.”

“Sot kemi më shumë informacion se kurrë më parë në historinë e njerëzimit, dhe prapë zgjedhim të jemi indiferentë.”

“Këto nuk janë çështje politike, janë çështje njerëzore.”

Trajneri spanjoll shprehu trishtimin e thellë se si njerëzit shpesh mbeten indiferentë ndaj imazheve të luftërave dhe vuajtjeve civile, teksa i fton të gjithë — media, udhëheqës dhe publikun — të reflektojnë më shumë mbi humbjen e jetëve njerëzore.

“S’ka të bëjë nëse ke të drejtë apo jo — kurrë në historinë e njerëzimit nuk kemi pasur informacione kaq të qarta si sot. Këta janë problemet tona si njerëz.”

Fjalët e Guardiolës kanë shkaktuar reagime të forta, duke sjellë në fokus përgjegjësinë humane përtej sportit, dhe duke nënvizuar se edhe figura të sportit mund ta përdorin platformën e tyre për ta ngritur zërin për çështje serioze botërore. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement