Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola foli për “Movistar+” pas humbjes së thellë nga Real Madridi, 0:3 në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, përcjell “Gazeta Express”.
“Rezultati është i qartë, por kanë mbetur edhe 90 minuta. E kam ndjesinë se nuk ishte një paraqitje aq e keqe. Ata në pjesën e parë i patën tre raste dhe na shënuan tre gola. Ndjesia është se ata kanë gjithmonë avantazh në tranzicione. Megjithatë ne arritëm shumë herë deri te vija e fundit, edhe në pjesën e dytë. E nisëm mirë, por na mungoi pasimi i fundit; ata u mbrojtën mirë, ishin shumë solidë. Tani do të shkojmë për darkë, të pushojmë dhe pastaj do të rikuperohemi”, deklaroi trajneri spanjoll.
Çfarë mungoi?
“Kur arrin në zonë me katër ose pesë lojtarë, shpesh është çështje e një pasimi të mirë. Dhe rastet i patëm. Nëse do të kishim shënuar, do të ishim motivuar më shumë… Na mungoi ai detaj i fundit. Ndoshta pak më vonë do ta shikoj përsëri ndeshjen dhe nuk do të më pëlqejë, por e kam ndjesinë se nuk ishte një paraqitje aq negative.”
Të paktën Reali nuk shënoi nga penalltia…
“Me tre gola është e vështirë, imagjino me katër. Por do ta kemi mbështetjen e tifozëve tanë, do të shohim çfarë mund të bëjmë për t’i surprizuar.”
Paraqitja e Federico Valverdes
“Është një lojtar fantastik. Mund të luajë në disa role dhe shënoi gola shumë të bukur.” /Gazeta Express