Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u paraqit para mediave në prag të ndeshjes së kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, duke i dhënë disa deklarata të forta për historinë e kompeticionit.
Ai foli edhe për presionin e madh që ekziston rreth kësaj gare, duke përdorur pikërisht shembullin e Real Madridit për të shpjeguar se sa e vështirë është ta fitosh këtë turne, shkruan “Gazeta Express”.
“Real Madridi i ka fituar 15 Champions League, por ka luajtur pothuajse 100 herë në këtë kompeticion. Pra, a është ndoshta një dështim?”
Me këtë deklaratë, trajneri i Cityt tentoi ta relativizojë presionin dhe kritikët që shpesh e konsiderojnë dështim çdo sezon pa triumf në Evropë.
Përballja mes Cityt dhe Real Madridit vjen pas ndeshjes së parë ku madrilenët kanë marrë një avantazh të rëndësishëm (3:0), duke e bërë sfidën e kthimit shumë të vështirë për skuadrën angleze. /Gazeta Express