Mbrëmë ishte një natë e veçantë tek familja e Manchester Cityt.
Legjenda e klubit, Kevin de Bruyne u përshëndet me tifozët e “Citizens” pas një aventure të jashtëzakonshme, duke fituar gjithçka që është e mundshme me ekipin nga “Etihad Stadium”.
Dhe, në fjalimin e lamtumirës së tij nuk munguan as lotët, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri Pep Guardiola u pa me lot në sy derisa po fliste futbollisti belg, i cili do t’i japë fund eksperiencës me “Qytetarët” pas 10 vjetësh qëndrimi aty, me ç’rast i fitoi plot 16 trofe.
— 3omarty (@omar_0031) May 20, 2025
Edhe pse ish-futbollisti i Werder Bremenit e Chelseat preferonte ta vazhdonte aventurën në klubin nga Manchesteri, drejtuesit e klubit vendosën që të mos ia rinovojnë kontratën, kështu që 33 vjeçari gjatë verës duhet ta gjejë një klub të ri.
Të emocionuar ishin edhe tifozët, të cilët po ashtu u panë me lot në sy, por më i emocionuari dhe më i mërzituri padyshim ishte trajneri Guardiola, i cili ka kujtime të paharrueshme me De Bruynen, të cilin ditë më parë e cilësoi si lojtarin e dytë më të mirë në botë, pas Leo Messit. /Gazeta Express