Guardiola, kundër ndërprerjeve për pushim dhe pirje gjatë ndeshjeve - Gazeta Express
string(66) "guardiola-kunder-nderprerjeve-per-pushim-dhe-pirje-gjate-ndeshjeve"

Guardiola, kundër ndërprerjeve për pushim dhe pirje gjatë ndeshjeve

Gazeta Express

08/07/2020 8:55

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se ai nuk dëshiron që ndërprerjet për pushim dhe pirje, që po bëhen dy herë gjatë ndeshjeve, të vazhdojnë edhe sezonin e ardhshëm.

Që kur ka rinisur sezoni në kampionate të ndryshme të futbollit evropian, pas një ndërprerjeje tremujore shkaku i koronavirusit, ndeshjet janë ndalur në gjysmë të secilës ndeshje për t’i lejuar lojtarët të rehidratohen, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo masë u ndërmor nga ligat e futbollit për t’iu ndihmuar lojtarëve ta përballojë nxehtësinë e verës gjatë ndeshjeve, mirëpo trajnerit e kanë përdorur këtë edhe si mundësi për t’i dhënë udhëzime në taktika skuadrave të tyre.

Guardiola u pyet nëse ai beson se këto ndërprerje duhet të mbeten si rregull permanente në Premierligë, por 49-vjeçari nuk është përkrahës i kësaj ideje.

“Jo. Unë mendoj se ne e bëmë për shkak që kishte mungesë të përgatitjet te të gjitha skuadrat, pasi që i nisëm stërvitjet vetëm tre javë para se ta nisnim garën dhe ndoshta për shkak të kushteve të motit”, tha Guardiola.

“Natyrisht, lojtarët e përdorin këtë për të biseduar me lojtarët”. /Gazeta Express/