Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për stilin e lojës së Barcelonës së drejtuar nga Hansi Flick, duke e lavdëruar hapur skuadrën katalanase për mënyrën se si luan futboll dhe për spektaklin që e ofron në fushë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri katalanas shpjegoi se futbolli në fund duhet të jetë një formë argëtimi për tifozët.
“Njerëzit shkojnë në kinema, në teatër apo në restorant për t’u kënaqur dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe kur shikojnë një ndeshje futbolli. Pikërisht kjo është ajo që ofron aktualisht Barcelona e Flick”, deklaroi Guardiola, përcjell “Gazeta Express”.
Ai e pranoi se sa herë ka mundësi e ndjek Barcelonën, sepse ndeshjet e saj janë interesante dhe të këndshme për t’u parë.
Stili sulmues dhe mënyra e lojës kanë bërë që skuadra të prodhojë ndeshje spektakolare dhe shumë gola, diçka që tifozët e vlerësojnë gjithmonë.
Fjalët e trajnerit të Cityt e konfirmojnë edhe një herë vlerësimin e madh që ai ka për klubin katalanas dhe për projektin aktual teknik, me Barcelonën që po e tërheq vëmendjen në futbollin evropian për mënyrën e saj të lojës. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...