Guardiola e quan “të mërzitshme” fitoren e City ndaj Salford në FA Cup - Gazeta Express
string(68) "guardiola-e-quan-te-merzitshme-fitoren-e-city-ndaj-salford-ne-fa-cup"

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 21:25

Guardiola e quan “të mërzitshme” fitoren e City ndaj Salford në FA Cup

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 21:25

Manchester City siguroi kualifikimin në raundin e pestë të FA Cup pas fitores 2-0 ndaj Salford City në “Etihad Stadium”, por trajneri Pep Guardiola nuk mbeti i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

City kaloi në epërsi pas një autogoli të hershëm nga Alfie Dorrington, ndërsa fitoren e vulosi Marc Guéhi me golin e tij të parë për klubin në fund të takimit. Megjithatë, Guardiola e cilësoi ndeshjen si “të mërzitshme”.

“Nuk lexuam hapësirat ku duhej të sulmonim. Kjo është arsyeja pse loja ishte e mërzitshme. E vetmja gjë pozitive është që kaluam tutje,” deklaroi ai.

Tekniku spanjoll bëri nëntë ndryshime në formacion, duke shfrytëzuar rastin për rotacion. Ai refuzoi ta përdorë lodhjen si justifikim për paraqitjen e dobët, duke theksuar se skuadra thjesht nuk reagoi si duhet në fushë.

Një lajm i mirë për City ishte rikthimi i John Stones, i cili luajti 65 minuta pas më shumë se dy muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Nga ana tjetër, trajneri i Salford, Karl Robinson, përgëzoi ekipin e tij për rezistencën, duke e quajtur paraqitjen një hap përpara krahasuar me humbjen 8-0 ndaj City sezonin e kaluar.

City tashmë përqendrohet te gara për titull në Premier League, ndërsa Salford rikthehet në objektivin për promovim në League Two. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement