Guaido fton qytetarët në demonstrata për të rrëzuar nga pushteti Maduron - Gazeta Express
string(72) "guaido-fton-qytetaret-ne-demonstrata-per-te-rrezuar-nga-pushteti-maduron"

Guaido fton qytetarët në demonstrata për të rrëzuar nga pushteti Maduron

Gazeta Express

21/02/2020 22:58

Lideri i opozitës në Venezuelës, Juan Guaido ka ftuar qytetarët që të dalin në protestë në 10 mars me qëllim rrëzimin nga pushteti të Nicolas Maduro.

Kjo është thirrja e parë kundër Presidentit socialist që pas kthimit të tij në 11 shkurt nga një tur takimesh në vende të ndryshme.

Lexo Edhe:

Guaido u ka bërë thirrje dhe studentëve dhe grave e shoqatave të ndryshme që të dalin në protestë për të kërkuar zgjedhje presidenciale të lira e të ndershme.

Tashmë prej një viti, Guaido ka tentuar për të rrëzuar nga pushteti Presidentin përmes tubimeve.

Madje dhe data 10 mars është zgjedhur jo pa qëllim nga ana e tij.

Në datë 10 do të rifillojnë seancat parlamentare që pas pezullimit të tyre në 7 janar 2020.