Finalja e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët mes Tiranës dhe Teutës ka degjeneruar në dhunë.
Durrsakët ia dolën që të triumfonin me shifrat 1-2 në duelin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, por bardheblutë nuk u përmbajtën.
Këta të fundit, në përfundim të ndeshjes “mësynë” në fushën e blertë dhe aty filloi sherri masiv.
Nga të dyja kampet shpërthyen grushtet dhe shqelmat, duke krijuar një rrëmujë të madhe.
Në videon e publikuar nga “Panorama Sport”, shihet së në përleshje janë përfshirë edhe stafet respektive, madje dhe tifozët.
Përsa i përket ndeshjes, golat për ekipin e Teutës u shënuan të dy nga Devit Demirçani. Ky i fundiT shënoi në minutën e 57-të dhe 88-të.
Në krahun tjetër, golin e vetëm për Tiranën e shënoi Valentin Përgjoni në minutën e 93-të.