Të dielen në orët e vona, një grup prej mbi 20 personash kanë sulmuar disa të rinj në qendër të Tetovës, ku nuk ka munguar edhe përleshja fizike.
Edhe mbrëmë, i njëjti grup ka sulmuar një të ri shqiptar, thonë mediat lokale e që sipas tyre kjo po konsiderohet një gjendje alarmante që duhet të zgjojë autoritetet, pasi mund të eskalojë në sulme ndëretnike. Ekipet e policisë dolën në terren për të inspektuar rastin në qendër të Tetovës.
Konfliktet e tilla mes grupeve të tifozëve mund të shpien deri në tensionim nëdretnik të situatës./GazetaExpress/
tag_katrorimaqedoni_2