Grupi “Queen” do të jetë subjekt i pullës së re postare britanike - Gazeta Express
string(63) "grupi-queen-do-te-jete-subjekt-i-pulles-se-re-postare-britanike"

Grupi “Queen” do të jetë subjekt i pullës së re postare britanike

Gazeta Express

11/01/2020 23:57

Posta Mbretërore Britanike njoftoi për planet për ta shënuar 50-vjetorin e formimit të “Queen”, duke e vendosur bendin në një pullë postare më 9 korrik, njofton Linns.

Detajet nuk janë konfirmuar ende, por kjo do të jetë hera e dytë që bendi është nderuar, pasi që këngëtari Freddie Mercury është vendosur në një pullë në vitin 1999.

Lexo Edhe:

Në vitet e tij të hershme, Mercury ishte një koleksionist i zjarrtë i pullave, dhe koleksioni i tij u hodh në ankand dy vjet pas vdekjes së tij në vitin 1991, me fitimet që shkonin në Mercury Phoenix Trust, shkruan Koha. “Bomi, babai i Fredit, fillimisht e frymëzoi koleksionin e tij të pullave dhe besohet se Fredi e ndërtoi koleksionin e tij midis moshës nëntë dhe 12 vjeç”, tha Muzeu Postar në vitin 2011.

Ai e mblodhi koleksionin e tij sipas gjeografisë, madhësisë dhe ngjyrës, duke i mbledhur ato në mënyrë të kujdesshme në një libër të zi. Një grup i pullave ishte vendosur në formën e shkronjës F. “Freddie” ishte pseudonimi i ri i Farrokh Bulsara dhe ai shtoi “Mercury” rreth kohës kur u formua “Queen”.

“Koleksioni i Fredi Mercury përfshin pulla nga një gamë e gjerë e vendeve në të gjithë botën”, thekson muzeu. “Shumica prej tyre janë nga Perandoria Britanike, dhe ato me interes të veçantë filatelik janë nga Zanzibari, vendlindja e Mercuryt. Albumi gjithashtu përmban një përzgjedhje të gjerë të pullave nga Evropa Lindore dhe vendet e Commonwealthit. Si relikte e popit dhe për referencë kulturore, koleksioni i Fredi Mercuryt është shumë i vlefshëm”.

Publikimi i vitit 1999 shkaktoi polemikë, sepse bateristi i “Queen”, Roger Taylor mund të shihej në prapavijë. Rregullat e Royal Mail thonë se njerëzit e vetëm të gjallë që mund të ilustrohen në pulla duhet të jenë anëtarët e familjes mbretërore. Shërbimi postar u përgjigj se “si ‘Queen’ po ashtu edhe familja e Fredi Mercury e kishin miratuar modelin e saj përfundimtar”.