“Grupi i Zjarrit” në një lëvizje me emër: “Bashkimi Demokratik për Reforma” – BDR - Gazeta Express
string(74) "grupi-i-zjarrit-ne-nje-levizje-me-emer-bashkimi-demokratik-per-reforma-bdr"

Ballina

Gazeta Express

04/06/2023 11:42

“Grupi i Zjarrit” në një lëvizje me emër: “Bashkimi Demokratik për Reforma” – BDR

Ballina

Gazeta Express

04/06/2023 11:42

Grupi i Zjarrit, për momentin janë fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, por nëse eventualisht do të largohen nga subjekti që drejtohet nga Ali Ahmeti, ka shumë mundësi që të formojnë parti të re politike, subjekt të cilin përflitet se mund të emërojnë “Bashkimi Demokratik për Reforma”, mëson ekskluzivisht nga burime brenda Grupit Zjarrit per Zhurnal

Deri te formimi i këtij fraksioni erdhi si pasojë e pakënaqësive të një pjese të madhe të anëtarëve të kryesisë së kaluar në BDI nga puna e anëtarëve të Qeverisë në këtë përbërje.

Ata në opinion u quan si “Grupi i Zjarrit” pasiqë bënin dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për vendosjen në binar të partisë BDI mirëpo si duket nuk arritën këtë gjë.

Madje, në një nga mbledhjet e fundit ato u shkarkuan nga kryesia qendrore pa ndonjë vend të Këshillit të përgjithshëm i cili edhe i kishte emëruar. Kjo gjë shkaktoi akuza dhe kundër-akuza mirëpo fajtori mbeti jetim si gjithmonë.

E për këtë arsye, ky grup mendon hapjen e një subjekti politik për të treguar kështu fuqinë politike në zgjedhjet e reja parlamentare kurdo që ato të ndodhin, shkruan zhurnal.mk.

Po çfarë mund të ndodh nëse ky grup formon parti politike dhe a rrezikon kështu BDI të humb një pjesë te elektoratit, dhe ku më shumë rrezikohet BDI në cilat zona?

Rreziku më i madh nga Grupi i Zjarrit shihet tek zona e parë dhe e dytë zgjedhore megjithatë edhe zona e gjashtë zgjedhore mund të pësojë dëmtim për BDI-në.

Kujtojmë që Izet Mexhiti në një intervistë për mediat në vend tha se nëse largohen nga partia, Mexhiti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, por tha se ky grup kontrollon 40% të elektoratit të BDI-së dhe shtrihet nga Likova deri në Strugë, nga të pakënaqurve nga subjektet tjera dhe që shohin shpresë tek ata.