Imri Ahmeti ka dhënë një rrëfim krejt ndryshe për përditshmërinë e tij, angazhimet si kryetar dhe jetën e tij jashtë politikës.
I pari i qytetit të Lipjanit si rrallë herë foli për familjen e tij, duke zbuluar se vjen nga një familje shumë e madhe.
Teksa foli për familjen e ngushtë, bashkëshorten dhe fëmijët ai mes tjerash tha se të marrurit me politikë ka qenë pengesë për familjen e tij duke thënë se të gjithë fëmijët e politikanëve janë të penalizuar nga rrethet shoqërore.