Gruda lëndohet dhe ‘përshëndetet’ me “EURO 2024” - Gazeta Express
string(40) "gruda-lendohet-pershendetet-me-euro-2024"

Sport

Gazeta Express

05/06/2024 23:43

Gruda lëndohet dhe ‘përshëndetet’ me “EURO 2024”

Sport

Gazeta Express

05/06/2024 23:43

Pas Uran Bislimit e Albian Hajdarit, që u lanë jashtë listës së “EURO 2024” nga Zvicra, edhe një shqiptar tjetër nuk do të jetë pjesë e këtij kampionati.

Bëhet fjalë për Brajan Grudën, talentin e Mainzit, i cili ishte pjesë e listës preliminare të Gjermanisë për kampionatin evropian të sivjetëm, shkruan “Gazeta Express”.

Për dallim nga dyshja e Zvicrës, Gruda ka pësuar lëndim, dhe kështu është dëtyruar të lë kampin stërvitor të kombëtares gjermane.

Gruda shihej si potencial për t’u përfshirë në ekipin e Gjermanisë për “Euro 2024”, por lëndimi ka bërë që ai të largohet para kohe nga kampi gjerman.

19-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë, ndërsa me Mainzin ka kontratë deri në vitin 2026.

Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Bayern Munich ka shprehur interesim për shërbimet e tij./GazetaExpress/