Gruda: Kurti është dirigjenti kryesor, s’e pranojmë diktatin e tij - Gazeta Express
string(63) "gruda-kurti-eshte-dirigjenti-kryesor-se-pranojme-diktatin-e-tij"

Gazeta Express

02/07/2025 23:32

Gruda: Kurti është dirigjenti kryesor, s’e pranojmë diktatin e tij

Gazeta Express

02/07/2025 23:32

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në ”Click” të RTV21 deklaroi PDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja dhe nuk do të pranojë diktatin e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti është “dirigjenti kryesor” pas zhvillimeve politike, ndërsa Avni Dehari luan vetëm një rol në një lojë që, sipas Grudës, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

”Dirigjenti kryesor është Albin Kurti, Avni Dehari e luan një rol, është pjesë e një loje politike që mund të zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese”, tha Gruda.