Gruda i PDK-së tregon pse e votuan Dimal Bashën - Gazeta Express
string(47) "gruda-i-pdk-se-tregon-pse-e-votuan-dimal-bashen"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 20:39

Gruda i PDK-së tregon pse e votuan Dimal Bashën

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 20:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, tregoi arsyen kryesore pse e votuan Dimal Bashën për kryeparlamentar, e që tha se kishte të bënte me premtimin publik të dhënë nga PDK se do ta votonin dikë që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

Ai tha se votimi i sotëm është ndër më të vështirët për PDK-në.

“E kuptoj shqetësimin që kanë njerëzit për votimin e kryetarit Basha. Nuk është votim që më bën mua të lumtur ose dikë në PDK, as se kemi bërë me ndonjë kënaqësi. Ndoshta është nga votimet më të vështira që e kemi bë në PDK”, tha Gruda në Pressing, transmeton Express.

“Votimi ka ardhë se na kemi dhënë premtim publik që do ta votojmë kandidatin që nuk ka qenë minsitër në Qeverinë Kurti, premtimin e kemi dhënë para 4 muajsh. Kur erdhi dita me u testu, kemi thënë e mbajmë fjalën”, tha Gruda.

Herën e kaluar Gruda tha se kërkuan konsultim me pyet nëse e kanë “seriozisht që Dimal Basha do të bëhet kryetar”.

“Me i thanë thirrne Glaukun, Shqipe Selimin, e mos bëni hajgare me këtë kandidaturë”, tha Gruda që kërkuan konsultim para votimit në seancën e së dielës.

Por, Gruda deklaroi se “sot erdhën me të njëjtin propozim dhe e pam që e kanë përnime, e votuam”, tha Gruda.