Gruda: Gjykata Kushtetuese qartësoi katër çështje - Gazeta Express
string(48) "gruda-gjykata-kushtetuese-qartesoi-kater-ceshtje"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:18

Gruda: Gjykata Kushtetuese qartësoi katër çështje

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përparim Gruda ka thënë se i ka qartësuar katër çështje.

Një prej çështjeve është edhe shpallja e pavlefshme të seancave nga 27 qershor deri më 26 korrik.

Reagimi i Grudës

Gjykata Kushtetuese ka qartësuar katër çështje kryesore, duke vërtetuar atë që kemi thënë që nga fillimi si PDK:

 1.  LVV dhe Avni Dehari nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në rastin KO124/25. Si rrjedhojë, të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

 2. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur; votimi i fshehtë përbën shkelje të Kushtetutës.

 3. I njëjti kandidat nuk mund të vihet në votim më shumë se tre herë.

 4. Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga dita kur ky aktgjykim hyn në fuqi.