Gruda: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht këto tri gjëra - Gazeta Express
string(65) "gruda-gjykata-kushtetuese-ka-percaktuar-qartesisht-keto-tri-gjera"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 22:09

Gruda: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht këto tri gjëra

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 22:09

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra me vendimin e saj ku obligon që konstituimi i kuvendit të bëhet brenda 30 ditësh.

Me këtë aktgjykim Gruda thotë se u qartësua se “1. Nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;  2. Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit duhet të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me partitë e tjera për ta mundësuar zgjedhjen e tij;  3. Kjo e drejtë e partisë fituese nuk është absolute dhe nuk mund të përdoret për të bllokuar funksionimin e Kuvendit – përkundrazi, kërkohet konsensus, kompromis dhe vullnet për bashkëpunim me forcat tjera politike”, ak shkruar ai në FB.