Gruda falënderon qytetarët që e votuan për deputet: Do të shërbej me përgjegjësi dhe profesionalizëm - Gazeta Express
string(99) "gruda-falenderon-qytetaret-qe-e-votuan-per-deputet-do-te-sherbej-me-pergjegjesi-dhe-profesionalizem"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 18:39

Gruda falënderon qytetarët që e votuan për deputet: Do të shërbej me përgjegjësi dhe profesionalizëm

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 18:39

Përparim Gruda, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar atë për tu bërë deputet.

Ai ka shkruar se do të shërbejë me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Po ashtu, i njëjti ka thënë edhe se ‘‘rruga për ta bërë Kosovën më të mirë vazhdon me përkushtim edhe më të madh brenda Kuvendit’’.

Postimi:

Faleminderit nga zemra 31,326 qytetarëve që më besuan votën për deputet në Kuvendin e Kosovës!

Gjatë kësaj fushate të jashtëzakonshme të PDK-së, pata privilegjin të takoj njerëz nga çdo cep i Kosovës. I siguroj të gjithë se do të shërbej me përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke mbrojtur Kushtetutën, ligjin dhe, mbi të gjitha, interesin e qytetarëve tanë.

Rruga për ta bërë Kosovën më të mirë vazhdon me përkushtim edhe më të madh brenda Kuvendit.

Faleminderit!

Advertisement
Advertisement
Advertisement