Grubi: Realizimi i projekteve të mëdha është prioritet i Qeverisë së re - Gazeta Express
string(70) "grubi-realizimi-i-projekteve-te-medha-eshte-prioritet-i-qeverise-se-re"

Grubi: Realizimi i projekteve të mëdha është prioritet i Qeverisë së re

Ballina

Gazeta Express

15/01/2022 15:12

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nuk ka asnjë dilemë se Qeveria e re do të merr mbështjen e shumicës së deputetëve në Kuvend. Pak para fillimit të seancës për zgjedhjen e Qeverisë, Grubi në një prononcim për gazetën LAJM, tha se legjitimiteti i kësaj Qeverie rrjedh nga zgjedhjet e 15 korrikut të vitit 2020.

“Qeveria e re ka legjitimitet dhe rrjedh nga zgjedhjet e 15 korrikut të vitit 2020 dhe ka mbështetjen e shumicës parlamentare për të vijuar me zbatimin e programit Qeveritar.

Lexo Edhe:

Ai beson se Qeveria do të përfundojë mandatin dhe s’do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Vlerësoj se do të vazhdojë deri në fund të mandatit sepse po punojmë për atë. Kemi projekte shumë të mëdha, siç është Korridori i 8-të, autostrada, hekurudha Kërçovë-Strugë, gazifikimi, digjitalizimi, menaxhimi i mbeturinave, zgjidhja e çështjes me Bullgarinë. Prandaj edhe presim mbështetjen e shumicës absolute të Parlamentit për të vijuar me këto projekte dhe rrugëtimin e sigurt evropian të Maqedonisë së Veriut”, tha Grubi për gazetën Lajm.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të shtunën dhe të dielën zhvillohet debati për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Sipas Kushtetutës, debati parlamentar për zgjedhjen e Qeverisë së re zgjat dy ditë, ndërsa votohet në mesnatë. Qeveria zgjidhet me së paku 61 vota nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Qeverinë e re e përbëjnë Lidhja Social Demokrate dhe tri parti tjera politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kabineti i ri qeveritar do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.