Grubi: Propozimi francez s’është më i miri, por më të mirë asnjëherë nuk do të marrim - Gazeta Express
string(82) "grubi-propozimi-francez-seshte-me-i-miri-por-me-te-mire-asnjehere-nuk-do-te-marrim"

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:46

Grubi: Propozimi francez s’është më i miri, por më të mirë asnjëherë nuk do të marrim

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 11:46

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot deklaroi se po punohet intensivisht që të miratohen konkluzionet në Kuvend dhe në Qeveri në lidhje me propozimin e modifikuar francez.

Grubi u shpreh se ka frikë se nëse nuk e pranojmë këtë propozim, vendi në të ardhmen do të duhet të bëjë kompromis me propozim edhe më të keq, si shembull Grubi i dha propozimet e zgjedhjes së kontestit me Greqinë.

Lexo Edhe:

“Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët, në vitin 2011 kishim zgjidhje për kontestin me Greqinë, që ishte shumë më i mirë me atë që e miratuam në vitin 2018. Nuk kishte të bëjë me erga omnes, nuk kishte të bëjë me ndryshime kushtetuese, ishte shumë më i mirë, por mungesa e guximit të elitës politike në atë kohë na çoi në propozim shumë më të keq, që na detyroi ndryshime kushtetuse dhe përdorim erga omnes të emrit të ri kushtetues. Kam frikë se ky propozim që nuk është më i miri, por më të mirë nuk do të marrim asnjëherë, do të jetë shumë më i keq në të ardhmen”, deklaroi Grubi.