Grubi nga burgu i Shutkës: Nuk ndihem i sigurt - Gazeta Express
string(45) "grubi-nga-burgu-i-shutkes-nuk-ndihem-i-sigurt"

Maqedoni

Gazeta Express

23/02/2026 13:00

Grubi nga burgu i Shutkës: Nuk ndihem i sigurt

Maqedoni

Gazeta Express

23/02/2026 13:00

I arrestuari Artan Grubi, i cili u dorëzua këtë mëngjes rreth orës 06:00 të mëngjesit në pikën kufitare të Bllacës, po mbahet në burgun e Shutkës vetëm me një të burgosur tjetër, për arsye sigurie.

Pranë qelisë së tij të burgut ka një roje sigurie speciale, 24 orëshe.

Siç i thonë për “Sakamdakazam.mk” nga burgu i “Shkupit” në Shuto Orizare, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi u pyet nëse ndihej i sigurt apo jo, domethënë nëse kishte dijeni se në burg kishte n persona nga të cilët ndihej në rrezik, ai u përgjigj se nuk ndihej i sigurt.

“I paraburgosuri Artan Grubi u përgjigj se nuk ndihej i sigurt. Kur u pyet konkretisht nga kush, ai na tha se praktikisht nga të gjithë, sepse siç u shpreh, ‘e shihni vetë, gjithçka është kundër meje dhe të gjithë janë kundër meje’. Kur u pyet më tej, ai deklaroi se nuk ishte i sigurt nga disa të paraburgosur që ai i dinte se ishin në paraburgim në këtë burg, kështu që u vendos me një shok dhome maqedonas. Nuk do të ketë njerëz të tjerë në atë dhomë”, thonë nga burgu i Shutkës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement