Grubi: Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin - Gazeta Express
string(81) "grubi-ali-ahmeti-nuk-ka-nevoje-per-popullin-por-populli-ka-nevoje-per-ali-ahmetin"

Grubi: Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin

Ballina

Gazeta Express

30/09/2022 14:40

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, sot komentoi para mediave zhvillimet e fundit Brenda BDI-së, pasi që, emri i tij është lakuar shumë herë nga “Grupi i Zjarrit”, ashtu siç edhe mbrëmë në “Rruga Drejt” në Alsat, foli Izet Mexhiti, në lidhje me funksionin e Grubit në këtë parti, shkruan Alsat.

Grubi, tha sot se BDI-ja është e fortë, derisa theksoi po ashtu se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin, duke mos komentuar akuzat drejt tij.

Lexo Edhe:

“E dinë të gjithë se BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësorë në institucionet e shtetit. Në këto rrethana në të cilat jemi, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por, BDI ka nevojë për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin”, tha Artan Grubi para mediave.