Gruan e mbyti me shami, burrin e futi në valixhe. Shqiptari në Kretë, shpallet në kërkim për vrasjen makabre - Gazeta Express
string(105) "gruan-e-mbyti-me-shami-burrin-e-futi-ne-valixhe-shqiptari-ne-krete-shpallet-ne-kerkim-per-vrasjen-makabre"

Gazeta Express

26/10/2020 22:34

Gruan e mbyti me shami, burrin e futi në valixhe. Shqiptari në Kretë, shpallet në kërkim për vrasjen makabre

Gazeta Express

26/10/2020 22:34

Një ngjarje makabre, mbas së cilës policia dyshon se qëndron një shqiptar, të cilin autoritetet greke e kanë vënë në shënjestër për vrasjen e dyfishtë në qytetin Chania, Kretë.

Sipas informacionit nga ishulli, autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas fatkeqe dhe e mbyti atë.

Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër. Pas vrasjes trupi ishte copëtuar dhe ishte futur në një valixhe.

Policia tashmë ka marrë në pyetje fqinjët e viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij.

Disa ditë më parë ishte lëshuar një alarm për zhdukjen e të moshuarit, por nuk kishte as informacionin më të vogël, ndërsa kërkimi për vendndodhjen e telefonit të tij celular nuk kishte dhënë ndonjë rezultat.

Sipas vlerësimeve të ekzaminuesit mjekësor, gruaja u mbyt për vdekje dhe autori, ende i paidentifikuar përdori një shami që u gjet e lidhur rreth qafës së saj.

Në të njëjtin informacion nga ishulli thuhet se trupi i saj u gjet të Dielën në mëngjes, kur vajza e 82-vjeçares u shqetësua se nëna nuk po i përgjigjej në telefon dhe iu desh që ta hapte derën me një person që rregullon brava.

82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçarja u gjet e mbytur.