Gruaja vuri re diçka të çuditshme në dritaren përballë, nuk mund të ndalojë së qeshuri kur kuptoi se për çfarë bëhej fjalë - Gazeta Express
string(121) "gruaja-vuri-re-dicka-te-cuditshme-ne-dritaren-perballe-nuk-mund-te-ndaloje-se-qeshuri-kur-kuptoi-se-per-cfare-behej-fjale"

Gruaja vuri re diçka të çuditshme në dritaren përballë, nuk mund të ndalojë së qeshuri kur kuptoi se për çfarë bëhej fjalë

Gazeta Express

05/02/2020 8:19

Të gjithëve na ka ndodhur që derisa jemi duke punuar para kompjuterit, kemi nevojë për të pushuar sytë – shpeshherë duke iu afruar dritares dhe shikuar se çfarë ka jashtë.

Një gjë të tillë po e bënte edhe një grua e cila megjithatë vuri re një pamje të veçantë në apartamentin përballë ndërtesës së zyrës së saj.

Lexo Edhe:

Në fillim, përcjell Telegrafi, ajo thjesht mendoi se ishte një zonjë që qëndronte në dritare, duke pirë kafe dhe duke admiruar pamjen.

Por disa orë më vonë, e njëjta figurë ishte akoma e ndaluar në dritare.

Kështu që gruaja vendosi të kërkonte një pamje më të mirë me shpresën se mund të merrte vesh atë që po ndodhte përballë.

Dhe me gjetjen e një këndvështrimi më të mirë, ajo shpejt shpërtheu në të qeshura.

Ajo që ajo mendonte se kishte qenë një person ishte në të vërtetë një prerje kartoni.