Gruaja shkon për të lindur në spital, zbulon të dashurën e burrit në të njëjtin pavion - Gazeta Express
string(85) "gruaja-shkon-per-te-lindur-ne-spital-zbulon-te-dashuren-e-burrit-ne-te-njejtin-pavion"

Gruaja shkon për të lindur në spital, zbulon të dashurën e burrit në të njëjtin pavion

Gazeta Express

31/07/2020 10:55

Nuk mund të ketë moment më të keq se lindja për të zbuluar se burri të tradhton.

Një gjinekologe turni në një spital në SHBA, dokumentoi me video reagimin e një gruaje me dhimbje lindje, e cila u përball me të dashurën e burrit, edhe ajo gati për të lindur fëmijë nga i njëjti burrë, në të njëjtin repart.

Lexo Edhe:

Në videon që noa.al sjell më poshtë e cila është bërë virale në rrjetet sociale, dëgjohen ulërimat e grave, ndërsa gjinekologia me fytyrën e mbuluar me maskë, shikon e pafuqishme.

Gjinekologia ndodhej e ulur pranë çiftit kur gruaja u përball me të shoqin.

“Kur nëna me dhimbje lindje zbulon se e dashura e të shoqit po lind në të njëjtin repart”, shkruan mjekja e cila ndan videon, ku dëgjohen ulërimat e gruas mes dhimbjeve të lindjes.