Gruaja ruse që shpëtoi ariun nga parku i turistëve, tani del me të në varkë për peshkim - Gazeta Express
string(86) "gruaja-ruse-qe-shpetoi-ariun-nga-parku-i-turisteve-tani-del-me-te-ne-varke-per-peshkim"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 8:01

Gruaja ruse që shpëtoi ariun nga parku i turistëve, tani del me të në varkë për peshkim

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 8:01

Në fotot e mëposhtme shihet një ari i murrmë i shpëtuar nga një park turistësh, që tashmë del për peshkim në varkë, bashkë me pronaren e tij.

Ariu Arçi dhe Veronika Dichka preferojnë shumë të peshkojnë së bashku në liqenet e zonës së tyre Novosibirsk, në Siberinë jugore.

Lexo Edhe:

Veronika e mori Arçi kur parku i turistëve ku ai banonte u mbyll dy vjet më parë, dhe tashmë e mban si kafshë shtëpiake.

Çifti i pazakontë, bashkë me miq të tjerë kenaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa shihen që peshkojnë me kallamë në duar, ndersa më pas Veronika shihet që përqafon mikun e saj leshtor.

Me kallamin në dorë Veronika pret që peshqit të bien në grep, ndërsa Archie arrin t’i rezistojë tundimit të hidhet në ujë për ta kapur vetë ushqimin e tij.

Veronika thotë: “Ai më konsideron si anëtare familjeje, ne hamë bashkë dhe ai fle në krahët e mia kur ka frikë. Ndodh shpesh që fshihet prapa meje. Ne e shpëtuam atë nga parku por nuk mund ta lëshonim në botën e egër pasi ka jetuar gjithë jetën me njerëzit. Arçi kalon gjithë ditën me ne dhe është i dashuruar me ujin. Atij i pëlqen shumë kur e çoj në vende të reja dhe ky sesion fotosh ishte shumë zbavitës për të”.