Gruaja që u vra është bashkëshortja e Naim Murselit këshilltar i Pacollit -dalin detaje çfarë i tha ai hetuesve - Gazeta Express
string(110) "gruaja-qe-u-vra-eshte-bashkeshortja-e-naim-murselit-keshilltar-i-pacollit-dalin-detaje-cfare-i-tha-ai-hetuesve"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 22:43

Gruaja që u vra është bashkëshortja e Naim Murselit këshilltar i Pacollit -dalin detaje çfarë i tha ai hetuesve

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 22:43

L.M., e lindur në vitin 1990, është gruaja që u vra sonte nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Gazeta Express mëson nga burimet e saj brenda organeve të sigurisë se viktima është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli.

Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje, por akoma nuk dihet nëse është grabitur diçka, sipas burimeve të Expressit.

Vrasja e gruas në moshë të re ka ndodhur sonte rreth orës 20:20, teksa viktima është gjetur në një veturë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin policia e prokuroria kanë nisur hetimet.

Gazeta Sinjali ka mësuar disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin tragjik që iu ndodhi.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën me veturë disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Sipas raportimit të Sinjalit, këto janë vetëm disa nga detajet që Museli i ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement