Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij nuk është lejuar nga familjarët e viktimës që të shkojë në varrimin e burrit të saj.
Teksa po hetohet në gjendje të lirë, ajo është marrë në mbrojtje nga policia për të shmangur një gjakmarrje dhe është dërguar në banesën e prindërve të saj në Laç.
E teksa në dëshminë e saj Blerina ka thënë se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, avokatja Anxhela Lami ka deklaruar se ka pasur dëshmi kontradiktore mes saj dhe fëmijëve.
Në studion e “7pa5” me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën, avokatja hodhi poshtë pretendimet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes djalit të madh dhe viktimës.
“Deklarata e bashkëshortes së viktimës bie ndesh me dy deklaratat e fëmijëve. Ajo ka deklaruar që nuk dinte asnjë gjë që do ndodhte ky veprim dhe që nuk ka kuptuar asnjë gjë. Jemi edhe përpara faktit që ka ndihmuar për të fshehur disa gjurmë. Nëna ka deklaruar se djali i madh ka pasur përplasje me babain, çka të lë të dyshosh. Sepse nëse do të ishte një ngjarje momentale, nuk do ishin në kushtet e paramendimit. Janë disa përplasje që organet kompetente do i zbulojnë”, tha avokatja.
Lami më tej, nga ana ligjore përjashtoi mundësinë se dënimit me burgim të përjetshëm për fëmijët. Djali i madh dha vajza, që kanë pranuar se e kanë vrarë babain e tyre mund të dënohen deri në 25 vite burgim, dënim ky që mund të ulet, duke marrë parashysh deklaratat e tyre për dhunë. Ndërsa djali i vogël sipas avokates, që fshehu krimin, do dënohet më pak.
“Vrasja minimumi që do merrnin këta fëmijë është 25 vite burg. Avokatët e tyre nëse u është caktuar, do përfshijnë edhe rrethanat lehtësuese, dhuna që kanë përjetuar apo ana psikologjike dhe dënimi do ulet. Dënimet arrijnë deri në maksimum të gjykimit, përjashto burgimin e përjetshëm. Vajza dhe djali i madh që ka marrë përsipër vrasjen dhe fshehjen e trupit do marrin dënim më të madh sesa djali i vogël”, tha avokatja Lami.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...