Gruaja nga Podujeva dehet aq keq, sa e rrah burrin - Gazeta Express
string(49) "gruaja-nga-podujeva-dehet-aq-keq-sa-e-rrah-burrin"

Gruaja nga Podujeva dehet aq keq, sa e rrah burrin

Gazeta Express

31/08/2020 12:31

Policia në Podujevë ka arrestuar një grua e cila ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Sipas policisë, gruaja kishte qenë nën ndikim të alkoolit kur kishte sulmuar bashkëshortin.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Express/