Gruaja nga Istogu dërgohet e vdekur në spital, rasti po hetohet - Gazeta Express
string(62) "gruaja-nga-istogu-dergohet-e-vdekur-ne-spital-rasti-po-hetohet"

Gruaja nga Istogu dërgohet e vdekur në spital, rasti po hetohet

Gazeta Express

07/04/2020 11:15

Një grua nga Istogu është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pa shenja jete

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Istog, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Viktima ishte dërguar në QKMF pa shenja jete, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Policia ka njoftuar se në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Familjare për Obduksion, ndërkaq rasti është nën hetime.

Ndërkohë rasti nga policia po cilësohet si “hetim i vdekjes”/GazetaExpress/