Gruaja nga Drenica e rreh ish-burrin, përfundon në polici - Gazeta Express
string(56) "gruaja-nga-drenica-e-rreh-ish-burrin-perfundon-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

12/04/2021 8:45

Gruaja nga Drenica e rreh ish-burrin, përfundon në polici

Lajme

Gazeta Express

12/04/2021 8:45

Një grua nga Skenderaj ka përfunduar në polici pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Express.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:20 minuta, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Express/

*FOTO ILUSTRUESE