Alinda Aliie, influencere e njohur nga Mitrovica, e cila jeton në Vjenë, ka emocionuar ndjekësit e saj me rrëfimin prekës për largimin nga Kosova.
Gjatë intervistes për emisionin “Canapé” në T7, Alinda kujtoi momentet e vështira kur, si shumë familje të tjera kosovare, ajo dhe prindërit e saj u u larguan nga vendi gjatë një periudhe të trazuar.
“S’o kon lehtë,” tha ajo, me lot në sy, duke përshkruar kujdesin e babës dhe nanës së saj, që bënë gjithçka për ta mbajtur familjen e bashkuar dhe të sigurt.
Pavarësisht sfidave, Alinda sot është një influencere e suksesshme, me një platformë që e përdor për të ndarë përvojat dhe të frymëzojë të tjerët.
Suksesi i saj në Vjenë është një dëshmi e forcës dhe qëndresës që mori nga prindërit e saj, të cilët i dhanë mbështetjen e pakushtëzuar gjatë rrugëtimit të tyre jashtë vendit.
Se çfarë tha më shumë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.