Gruaja në Prizren kanoset me vrasje nga burri i saj, policia sekuestron një armë zjarri – i dyshuari në arrati - Gazeta Express
string(107) "gruaja-ne-prizren-kanoset-me-vrasje-nga-burri-i-saj-policia-sekuestron-nje-arme-zjarri-i-dyshuari-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 10:45

Gruaja në Prizren kanoset me vrasje nga burri i saj, policia sekuestron një armë zjarri – i dyshuari në arrati

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 10:45

Mbrëmë rreth orës 19:00, A.G., 31-vjeçare, ka njoftuar policinë se përmes telefonit është kanosur me vrasje nga bashkëshorti i saj,  i dyshuari E.N., 29-vjeç, i cili gjendet jashtë shtetit.

Pas intervistimit te viktimës se rastit mësohet se i dyshuari posedon armë zjarri pa leje valide dhe të njëjtën e mban në dhomën e gjumit.

Lexo Edhe:

“Nga ana e krim teknikut , ne shtëpinë e te dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri ( pistolete ) e llojit –M57 dhe tridhjete e nënte fishekë te kalibrit 7.62mm. Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit arma e gjetur dhe sekuestruar, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale 1) “ Kanosja “  dhe 2 ) “Mbajtje në pronësi,  kontroll ose posedim i pa autorizuar i armë””, njofton policia.

I dyshuari është në kërkim policor për shkak të dyshimeve te arsyeshme për veprat  e kryera, thotë policia.