Gruaja në Prishtinë raporton se dikush ia vodhi paratë, telefonin dhe kartelën e bankës - Gazeta Express
string(86) "gruaja-ne-prishtine-raporton-se-dikush-ia-vodhi-parate-telefonin-dhe-kartelen-e-bankes"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 9:50

Gruaja në Prishtinë raporton se dikush ia vodhi paratë, telefonin dhe kartelën e bankës

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 9:50

Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një grua në Prishtinë ka raportuar se derisa ishte në rrugë është ndaluar një veturë dhe dikush ia ka vjedhur telefonin, një kartelë të bankës dhe disa para.

Rasti po hetohet.

“GRABITJE- Prishtinë  08.07.2025, 10:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në rrugë është ndalur një veturë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia marrin një shumë të hollave, telefonin dhe një kartelë bankare e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.”