Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë i ka prerë ata pas gati 30 vjetësh - Gazeta Express
string(72) "gruaja-me-thonjte-me-te-gjate-ne-bote-i-ka-prere-ata-pas-gati-30-vjetesh"

Fun

Gazeta Express

08/04/2021 9:48

Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë i ka prerë ata pas gati 30 vjetësh

Fun

Gazeta Express

08/04/2021 9:48

Aynna Williams e cila ka mbajtur rekordin Guinness për thonjtë më të gjatë në botë, i ka prerë ata.

Ish-mbajtësja e këtij rekordi ka fituar titullin në vitin 2017 kur kishte thonjtë 10.9 inç, dhe për ta kërkoheshin dy shishe manikyr për të përfunduar rregullimin.

Lexo Edhe:

Para se ajo t’i prente thonjtë këtë muaj, ajo ka thyer përsëri rekordin të cilin e kishte vendosur në vitin 2017 duke iu dashur tri ose katër shishe manikyr.

William ka shkuar te mjeku për të prerë thonjtë.

“Kam emocione të përziera pasi po i prej”, ka thënë ajo duke shtuar se ka qenë duke i rritur për 28 apo 29 vjet.

William ka shtuar “Jam shumë e gatshme për jetën e re. Do të më mungojnë shumë, por është koha të shkojnë, unë jam e lodhur nga ta. Me apo pa thonjtë e mijë unë përsëri do të jem mbretëresha. Thonjtë nuk më bëjnë mua, unë i bëj ata”, ka thënë tutje ajo.