Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ishte e radhës nga bashkëpartiakët e Albulena Haxhiut në urimin e lëvdatat për të pasi u ngarkua me ushtrimin e detyrës së presidentes së vendit.
Fejza tha se në këtë post erdhi gruaja më e votuar e zgjedhjeve të fundit, ndërsa tha se e ka një historik të “guximit dhe vendosmërisë”.
“Nga sot, pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit do ta mbajë gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Haxhiu ka treguar përkushtim dhe seriozitet në çdo funksion politik që ka pasur, si brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, ashtu edhe në institucionet e Republikës sonë. Një historik i tillë i guximit dhe vendosmërisë, e duke qenë e pakompromist në çështjet më të rëndësishme të shtetësisë ka bërë që figura e saj të vlerësohet gjithmonë lartë nga qytetarët e Kosovës. Urimet e mia më të sinqerta, e dashura Albulenë”, shkroi ajo.
Në një postim pak më parë, profilin e Haxhiut e lavdëroi edhe deputeti Adnan Rrustemi./Express/