Gruaja më e vjetër në botë tregon sekretin e jetesës më të gjatë - Gazeta Express
string(64) "gruaja-me-e-vjeter-ne-bote-tregon-sekretin-e-jeteses-me-te-gjate"

Gruaja më e vjetër në botë tregon sekretin e jetesës më të gjatë

Shneta

Gazeta Express

27/01/2023 7:20

Personi më i vjetër në botë – një grua spanjolle e lindur në Kaliforni – ka rekomanduar “qëndrimi larg njerëzve toksikë”, si një mënyrë për të jetuar gjatë.

Me ndihmën e vajzës së saj, Morera ndan këshilla në Twitter, duke ia atribuar jetëgjatësisë “rendit, qetësisë, lidhjes së mirë me familjen dhe miqtë, kontaktit me natyrën, stabilitetit emocional, pa shqetësime, pa keqardhje, shumë pozitivitet dhe qëndrim larg nga njerëzit toksikë”.

Lexo Edhe:

Maria Branyas Morera lindi në San Francisko më 4 mars të vitit 1907 – shtatë vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Në pak më shumë se një muaj, ajo do të jetë 116 vjeç.

Prindërit e saj vendosën të ktheheshin në Spanjë më 1915 për t’u vendosur në Kataloni, por babai i saj vdiq nga tuberkulozi pulmonar në fund të udhëtimit.

Morera, biografia e së cilës në Twitter thotë se është “shumë e vjetër, por jo një idiote”, ka jetuar në rajon që atëherë.

Ajo ka tre fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër.

Në vitin 2020, ajo u përball me COVID-19, disa javë pasi festoi ditëlindjen e saj të 113-të.

Paraardhësi i saj si personi i mëparshëm më i vjetër në botë, murgesha franceze Motra Andre, vdiq në moshën 118-vjeçare, javën e kaluar.

Morera ka jetuar në të njëjtën shtëpi të të moshuarve – Residència Santa María del Tura – për 22 vitet e fundit.

Morera tha se ajo kishte kujtime shumë të këqija nga Lufta Civile Spanjolle, e cila shpërtheu në vitin 1936, kur ajo ishte 29 vjeçe.

Ajo u martua me burrin e saj, një mjek katalunas i quajtur Joan Moret, në vitin 1931, shkruan CNN.

Në ditën e parë të 2023, ajo shkroi në Twitter: “Jeta nuk është e përjetshme për askënd… Në moshën time, viti i ri është një dhuratë, një festë modeste, një aventurë e re, një udhëtim i bukur, një moment lumturie. Le ta gëzojmë jetën së bashku”.