Gruaja më e pasur në botë, ka 68 miliardë dollarë - Gazeta Express
string(48) "gruaja-me-e-pasur-ne-bote-ka-68-miliarde-dollare"

Gazeta Express

04/09/2020 10:47

Gruaja më e pasur në botë, ka 68 miliardë dollarë

Gazeta Express

04/09/2020 10:47

MacKenzie Scott, filantrope, shkrimtare dhe ish-bashkëshortja e CEO-s së Amazon, Jeff Bezos, është shndërruar në gruan më të pasur në botë. Pasuria e Scott ka kapur vlerën 68 miliardë dollarë, duke kaluar në renditje edhe trashëgimtaren e “L’Oréal”, Francoise Bettencourt Meyers, sipas revistës “Bloomberg”.

Scott mori pas divorcit çerekun e aksioneve të Bezos te Amazon, pas marrëveshjes për divorcin të arritur në vitin 2019, që përbënin 4% të të gjithë aksioneve të kompanisë, në atë kohë me vlerë 35 miliardë dollarë. Sot, Scott është edhe njeriu i 12 më i pasur në botë.

Lexo Edhe:

Në korrik, ajo deklaroi se kishte dhuruar 1,7 miliardë dollarë te 116 organizata në të cilat përfshiheshin edhe universitete të komunitetit afro-amerikan. Më vonë ajo nënshkroi nismën “Giving Pledge” të ndërmarrë nga Warren Buffett dhe Bill e Melinda Gates, ku inkurajohen pasanikët që të japin më shumë nga të ardhurat e tyre për bamirësi. Bezos, i cili vlerësohet si njeriu më i pasur në botë, nuk e ka nënshkruar ende këtë nismë.

Aksionet e Amazon pësuan një rritje në vlerë me 28% në tre muajt e fundit dhe më shumë se 90% që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga “Refinitiv”. Rritja bëri që pasuria e Bezos të kalojë në mbi 200 miliardë dollarë, ndërsa ndihmoi edhe Scott të merrte “kurorën” në kategorinë e femrave.

Në fillim të javës, Elon Musk kaloi në renditje Mark Zuckerberg duke u bërë njeriu i tretë më i pasur në botë, pasi aksionet e Tesla u rritën në vlerë me 12%./A2CNN