Gruaja martohet me të dashurin në ditëlindjen e 91-të - Gazeta Express
string(53) "gruaja-martohet-me-te-dashurin-ne-ditelindjen-e-91-te"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 11:13

Gruaja martohet me të dashurin në ditëlindjen e 91-të

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 11:13

Një gjyshe ka festuar ditëlindjen e 91-të duke u martuar me të dashurin e saj prej një kohe të gjatë pas disa vitesh duke refuzuar propozimet e tij.

Evelina Meadder-Wilson më në fund u martua me 73-vjeçarin Calgent Wilson pas një lidhje që zgjati më shumë se një dekadë.

Lexo Edhe:

Çifti i lumtur u martua më 22 janar në qytetin e tyre të lindjes St Thomas në Xhamajka, për të kënaqur familjen dhe miqtë e tyre.

Evelina i tha CNJ Jamaica tha se i dashuri i saj fliste gjatë gjithë kohës për martesë, posaçërisht kur ishte i dehur.

“Por unë nuk doja ta dëgjoja atë sepse ai kishte pirë”.

Sidoqoftë ajo përfundimisht pranoi propozimet e tij pasi familja e saj e bindi atë ta bënte atë një burrë të lumtur.

Nëna e katër fëmijëve tha: “Ai është burri im dhe shoqëria ime. Kur të arrini në moshën tonë duhet të kesh një shok”.

Evelina tha se burri i saj i ri zgjodhi ditëlindjen e saj si ditën e martesës, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.