Gruaja kallëzon në polici ish-bashkëshortin: Ka tentuar të marrë pa leje vajzën e mitur - Gazeta Express
string(86) "gruaja-kallezon-ne-polici-ish-bashkeshortin-ka-tentuar-te-marre-pa-leje-vajzen-e-mitur"

Gruaja kallëzon në polici ish-bashkëshortin: Ka tentuar të marrë pa leje vajzën e mitur

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2022 10:40

Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është proceduar penalisht pasi ish-bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim në polici se ai ka tentuar të marrë pa leje vajzën e tyre të mitur.

Njoftimi i policisë:

Lexo Edhe:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Nokovë, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij se 34-vjeçari ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.