Gruaja hidhet nga kati i pestë i pallatit në Vlorë - Gazeta Express
string(50) "gruaja-hidhet-nga-kati-i-peste-i-pallatit-ne-vlore"

Gruaja hidhet nga kati i pestë i pallatit në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2023 8:12

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një grua është hedhur nga kati i pestë i banesës.

Për pasojë 62 vjeçarja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Qeriba Derri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banonte, shtetasja M. Z., 62 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express