string(89) "gruaja-hasi-ne-nje-krijese-te-erret-e-te-frikshme-ne-nje-pyll-ne-hawaii-cfare-fshihej-aty"

Mistere

Gazeta Express

25/01/2024 21:37

Gruaja hasi në një krijesë të errët e të frikshme në një pyll në Hawaii – çfarë fshihej aty?

Mistere

Gazeta Express

25/01/2024 21:37

Një grua u shpreh e bindur se kaloi pranë një ‘fantazme’ në një pyll të çuditshëm në Hawaii pa e kuptuar as vetë.

Kay Borleis po kryente një maratonë në shtigjet e Honolulu Mauka të Hawaiit, kur pretendoi se kishte hasur në atë krijesë, dhe fotografia që vërtetonte këtë ishte shkrepur nga shoqja e saj, Cassie, transmeton Telegrafi.

Në fillim as njëra dhe as tjetra nuk kishin vërejtur ndonjë gjë të pazakontë.

Megjithatë, përmes një vështrimi më të afërt në foto mund të detektohet një figurë e tmerrshme e errët që fshihej në pemë duke e shikuar sportisten drejtpërdrejt.

Detajin e kishte vërejtur mamaja e Cassie-t.

Kay mori pjesë në një maratonë në janar të vitit 2019 gjatë një eklipsi hënor, i cili shpesh lidhet me pamje paranormale dhe misterioze.

Të dyja dyshojnë se figura misterioze ishte në fakt shpirti i një luftëtari të lashtë në Hawaii i njohur si Marshuesi i Natës.

“Nuk e kemi parë që dikush të ketë kaluar dhe nuk kishte statuja përgjatë shtigjeve”, deklaroi Kay.