Më 24 nëntor rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, një grua dyshohet se është sulmuar brutalisht me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv, raporton Sinjali.
Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.
Pas aktit të dhunës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe, në drejtim të panjohur, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.
Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.